Kuvendi nis pa hetim

02/09/2010 15:00

Në kalendarin e punimeve të Kuvendit, të paktën për tre javët e para të sesionit të ri parlamentar, nuk është parashikuar ngritja e një Komisioni Hetimor për zgjedhjet e kaluara.

Kalendari është shqyrtuar paradite ne mbledhjen e Konferences se Kryetareve te grupeve parlamentare dhe do t’i propozohet per miratim Kuvendit te henen. Mbledhja eshte zhvilluar me dyer te mbyllura, por mesohet se kreu i deputeteve socialiste, Gramoz Ruci ka kerkuar qe te henen parlamenti te votoje per ngritjen e Komisionit Hetimor.

Por perfaqesuesit e mazhorances kane vene ne dukje se parlamenti nuk mund te ngreje nje komision, pa patur me pare nje kerkese formale, te firmosur nga 35 deputete, sic e kerkon ligji per Komisionet Hetimore. Ne mungese te kesaj kerkese, ne kalendarin e punimeve trejavore nuk eshte perfshire ngritja e komisionit. Megjithate, mosperfshirja e tij, nuk pengon ndryshimin e kalemdarit, nese ne ditet ne vijim, socialistet do te paraqesin nje kerkese te tille, qe shqyrtohet me pas, brenda 5 diteve nga Byroja Parlamentare.

Mundet qe kjo kerkese te varet edhe nga nje zhvillim tjeter, i ndodhur perpara mesdites. Sic kishte deklaruar kryeministri Berisha pak kohe me pare, kryetari i grupit parlamentar demokrat, Astrit Patozi, i ka dorezuar homologut te tij socialist, Gramoz Ruci, propozimet e demokrateve per modalitetet e hetimit te zgjedhjeve. Propozime per te cilat ende nuk ka detaje, por qe, jane pergjigje per propozimet e bera me heret nga socialistet.

Ne varesi te qendrimit sesi duhen trajtuar fletet e votimit, se shpejti, do te mesohet edhe cfare fati do te kete komisioni hetimor per zgjedhjet, i pranuar, deri tani, vetem ne parim nga palet. Gjate Konferences se Kryetareve, e cila ka kaluar pa tension ka patur megjithate edhe nje pike tjeter, qe ka hapur diskutim. Ne kalendar jane perfshire 12 ligje te mbartuara, pra, te pamiratuara gjate sesionit te kaluar, mes te cileve disa projektligje, qe kerkojne 3/5-at, si dhe projektligji i debatueshem, i lene pezull, per Sherbimin Informativ Shteteror. Socialistet kane kerkuar qe ky projektligj te hiqet nga kalendari trejavor, por demokratet e kane perfshire, duke dhene siguri se prania e tij eshte vetem ceshtje proceduriale dhe se ai nuk do te hidhet ne votim.

Kete here, mesa duket, do te pritet perfundimi i konsultimeve me NATO-n, sic ka kerkuar edhe Levizja Socialiste per Integrim, aleati kryesor i demokrateve, si dhe te pakten tre deputetet demokrate, qe rrezuan ne Komisionin e Sigurise nje amendament, qe fokusohej vetem tek percaktimi i mandatit te shefit te Sherbimeve Sekrete.

Top Channel