Cupi: Akuzat PS-PD, dëme të rënda shtetit

02/09/2010 21:35

Analisti i njohur i shtypit shqiptar, Frrok Cupi ka deklaruar se akuzat për korrupsion mes partive politike kanë shkaktuar dëme të rënda.

Duke folur në emisionin “Top Story” në Top Channel, Cupi ka saktësuar se dëmet në fjalë janë shkaktuar ndaj publikut dhe gjyqësorit.

“Korrupsioni ka arritur në dëmin më të madh pasi po provokon 2 elementë të rëndësishëm të shtetit, publiku në njërën anë dhe funksioni i drejtësisë nga ana tjetër. Publiku duhet të presë sa të zhvillohet një seancë gjyqësore dhe të shohë nëse është dëmtuar ose jo sa duhet”, ka pohuar Cupi.

Sipas tij, kjo situatë ka ardhur si pasojë e mungesës së pranisë së opozitës në politike, gjë që i ka krijuar hapësirë veprimi mazhorancës.

“Cështja përse publiku ndodhet kaq shumë i indinjuar është se është krijuar një hapësirë politike bosh, me një opozitë inekzistente që ka lejuar qeverinë të marrë, nëse është e vërtetë, korrupsionin, hidrocentralin, Gjykatën Kushtetuese, etj”, ka pohuar Cupi.

Top Channel