Berat, sekuestrohet kanabis, dy në pranga

02/09/2010 11:05

Policia e Beratit ka përfunduar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme një aksion kundër kultivimit dhe tregtimit të lëndëve narkotike, aksin, i cili është finalizuar me bllokimin e 8.5 kg lëndë narkotike e llojit marijuanë gati për shitje si dhe ka asgjësuar 60 rrënjë bimë narkotike kanabis stativa, ndërkohë që ka vënë në pranga tre shtetas mes të cilëve dhe kryeplakun e fshatit.

Zëdhënësja e policisë së Qarkut të Beratit Valbona Qafa bëri me dije se nga ana e strukturave kundër narkotikëve pranë drejtorisë së policisë qarkut të Beratit në bashkëpunim me komisariatin e policisë Berat është bërë realizimi me sukses i operacionit të koduar “Samatica”, operacion i cili është finalizuar me arrestimin e Bajram Çelës, 60 vjeç, shteases L. Ç, 47 vjeçe, të dy banorë të fshatit Samatic, në komunën Kutalli në rrethin e Berati.

Gjatë një kontrolli që policia bëri në oborret e banesave të shtetasve të sipërpërmendur gjeti dhe bllokoi në cilësinë e provës materiale 60 rrënjë bimë narkotike kanabis stativa, në fazën e pjekjes, ndërkohë që gjatë kontrollit të bërë në banesën e 60-vjeçarit Çela sekuestroi dhe 8.5 kg lëndë narkotike e llojit marijuanë gati për shitje. Policia e Beratit pas sekuestrimit të kësaj sasi droge prangosi dhe kryeplakun e fshatit Samatic, shtetasin Pëllumb Begaj, pasi në cilësinë e kryeplakut të fshatit ai akuzohet se nuk ka kryher detyrën e përcaktuar në ligj për njoftimin e organit të policisë lidhur me kultivimin e bimëve narkotike.

Top Channel