Ajazi, padi deputeteve të PS

02/09/2010 19:40

Akuzat e Partisë Socialiste se ministrja e Integrimit Majlinda Bregu ka ndërhyrë që kunati i saj Hektor Ajazi të përfitojë koncesione në fushën e energjitikës, kanë përfunduar në Gjykatën e Tiranës.

Zoti Hektor Ajazi ka ngritur padi civile kundër deputeteve Ermonela Felaj dhe Olta Xhacka, duke kërkuar dëmshpërblim për këto akuza, që avokati i Hektor Ajazit i ka cilësuar si të padrejta.

“Duke qene se këto zonja pretendojnë se procedura e koncesionit është e paligjshme dhe është përdorur ndikimi i ministres aktuale të Integrimit, zonjës Majlinda Bregu, atëherë i ftojmë në gjykatë për të provuar akuzat e tyre të padrejta dhe, nëse nuk arrijnë t’i provojnë, janë të detyruara të jenë përgjegjëse për të gjitha penalitetet që parashikon ligji”, ka deklaruar avokati Olsi Vasiu.

Pas depozitimit të padisë në gjykatë ka folur për herë të parë për mediat edhe vëllai i bashkëshortit të ministres së Integrimit.

“Besoj se ky është një reagim normal, pas baltës së hedhur mbi figurën time, mbi familjen time, mbi biznesin tim. Uroj që zonjat të vijnë t’i paraqesin në gjykatë të gjitha faktet që kanë në lidhje me koncensionin që une kam fituar”, ka deklaruar Ajazi.

Pas kesaj padie, ministrja Bregu ka bere nje deklarate, ne te cilen thote se “deklaratat qesharake te burracakut gjobvenes Edi Rama, me te cilat po degjeneron tellallet dhe partine e tij, do te marrin pergjigje vetem nga ligji.

Top Channel