Kukës, aksidentohet makina, një i vdekur

01/09/2010 12:00

Aksidentet automoblistike në Kukës nuk kanë të ndalur. Në orët e para të mëngjesit të sotëm një automjet me dy persona në bord doli nga rruga dhe është perplasur me një pemë, ku për pasojë humbi jetën drejtuesi i mjetit.

Makina qe levizte me shpejtesi ne afersi te komisariatit te policise se Kukesit fillimisht eshte perplasur ne bordurat e trotuarit dhe me pas me nje peme.

Nga goditjet ne trup i riu, Altin Kastrati 25 vjec nga qyteti i Kukesit, gjeti vdekjen, nderkohe nje i ri tjeter, emri i tij nuk behet i ditur, eshte plagosur lehte. Sipas policisë shkak per kete aksident ka qene shpejtesia e madhe tej normave te lejuar te levizjes se automjetit nga dy te rinjte ne oret e vona.

Vetem gjate 48 oreve te fundit ne Kukes humben jeten 4 persona per shkak te aksidenteve si dhe jane plagosur 3 te tjere.
 

Top Channel