“Flamuri serb do të valëvitet në Prizren”/ Daçiç sërish deklarata provokuese: Ai ishte kryeqyteti ynë, guxojmë sepse Kosovën e mbrojtëm me luftë
Kryeministri Milorad Dodik ka deklaruar se vendimi i GJND-së për Kosovën përbën një precedent legal për shkëputjen e Republikës Serbe të Bosnjes.
Në një intervistë për agjencinë e lajmeve “Reuters”, Dodik ka theksuar se Republika Serbe mund të shkëputet në mënyrë paqësore brenda 4 viteve të ardhshme.
“Nëse shqiptarët e Kosovës, sipas GJND-së dhe shumicës së fuqive diplomatike në botë, kanë të drejtë të ndahen për shkak të urrejtjes etnike dhe mungesës së unitetit me Serbinë, atëherë përse të mos mund të ndahemi ne në BeH”, është shprehur Dodik.
Ai ka shtuar më tej se prioriteti i tij është fitimi i autonomisë sa më të madhe brenda kornizës së Marrëveshjes së Dejtonit. “Por nëse kjo dështon, atëherë do të kërkojmë pavarësinë”, ka nënvizuar Dodik.
Top Channel