Berisha: Ndotja në bregdet, shkarkim kryebashkiakut

01/09/2010 15:25

Infrastruktura rrugore dhe problematika e turizmit janë përcaktuar nga kryeministri Sali Berisha, si dy prej prioriteteve kryesore në hartimin e buxhetit të vitit të ardhshëm, për të cilin kreu i qeverise tha se do të jetë më i madhi në historinë e vendit.(UPDATE)

Grantet e qeverise për pushtetin lokal do te kene destinacion te qarte turizmin dhe njekohesisht do te shoqerohen me disa ligje, qe pritet te parashikojne sanksione te rrepta per autoritetet vendore dhe operatoret turistike qe ndotin mjedisin. Nje muaj me pare, nje raporti i Ministrise se Mjedisit, klasifikoi shume plazhe te Shqiperise me nivel te larte ndotjeje, per shkak te derdhjes se ujerave te zeza.

“Do te shqyrtohet i gjithe kuadri ligjor. Ata qe pranojne standardet ose antistandardet, te themi me mire, qe perbejne krim te rende ekologjik, pergjegjes direkt do te jete kryetari, qe duhet te shkarkohet pa koment. Sepse nje zot shtepie, i zgjedhur dhe i votuar, qe lejon dhjetera kanale ujrash te zeza, qe derdhen ne det, ne fakt, ai as kater minuta nuk meriton voten e qytetareve”, tha Berisha.

Ligji do te jete po kaq i ashper edhe me pronaret e ndertesave private, te cilet derdhin ujrat e zeza ne det.

“Ai qe nga moteli apo pallati i tij derdh ujerat ne det, ai meriton vetem shkaterrimin e nderteses se tij. Mos respekto standardin dhe i humbet te gjitha!, tha kryeministri.

Legjislacioni per turizmin do te ndryshoje edhe ne percaltimin ligjor te plazheve publike, duke shmangur keshtu abuzimin e autoriteteve lokale dhe individeve te ndryshem, qe privatizojne plazhet dhe abuzojne financiarisht me pushuesit.

Zbatimin e ligjit do te duhet ta mbikqyrin prefektet, te cilet gjithashtu, do te duhen te jene gardiane edhe per nje percaktim tjeter te ri ligjor, qe nuk do te lejoje asnje ndertim deri 100 metra nga bregu i detit.

Top Channel