QKR: Të dhënat nuk manipulohen

31/08/2010 12:10

Qendra Kombëtare e Regjistrimit deklaron se nuk është bërë asnjë ndërhyrje në sistem për të modifikuar të dhenat mbi Namik Ajazin , bashkëshortin  e ministres së Integrimit, Majlinda Bregu.(UPDATE)

Drejtori i kesaj qendre Tomi Kola sqaron se zoti Ajazi  ka kerkuar me shume se nje vit me pare per kalimin ne status pezull te kompanise ne te cilen ai ishte aksioner.

Drejtori i QKR-së deklaroi gjithashtu se të dhenat në regjistrin e kompanive nuk mund te manipulohen.

“Lidhur me rastin konkret, për shtetasin Namik Ajazi, ju bëj më dije se vetë ai është paraqitur në sportelet tona në tetor të vitit 2009 dhe sërish në 12 korrik të vitit 2010, duke sjellë kërkesën e përsëritur për të hequr dorë si aksioner dhe administrator i kompanisë”, tha Kola.

Por  te marten paradite site-n zyrtar i QKR-se  nuk ka funksionuar, por zoti Kola tha se ndodhi per shkak te mbingarkeses.

Pasditen e se henes Partia Socialiste nepermjet depetetes Olta Xhacka ka kuzuar ministren e Integrimit se ka manipuluar me te dhenat e Qendres Kombetare te Regjistrimit, duke  i nderruar pas akuzave te bera nga PS-ja, statusin e kompanise qe zoterohet nga bashkeshorti i saj. Sipas PS ndryshimi i statusit te kompanise ku burri ministres ishte aksioner, eshte ndryshuar ne sistemin e QKR pas perfundimit te orarit zyrtar te punes ne QKR .

Top Channel