OBSH: 10% e barnave në treg, të falsifikuara

31/08/2010 08:20

Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor bën publik projektin e recetave “online”, për barnat me rimbursim. Qendra e Kontrollit të Barnave garanton siguri dhe ekspertizë për ilaçet që qarkullojnë sot në farmaci e blihen nga qytetarët shqiptarë.

Ministria e Shëndetësisë premton rritje të cilësisë së barnave në treg, kontroll për falsifikim e politika të tjera lehtësuese për rritjen e konkurrencës e parandalimin e tregtimit të barnave të falsifikuara.

Nga ana tjetër, Organizata Botërore e Shëndetësisë si dhe Banka Botërore, është e gatshme të asistojë me gjithçka që i ndodhet, shëndetësisë shqiptare në përgjithësi e sektorit të farmaceutikës në veçanti.

Këto deklarata, informacione, mbështetje mendimesh e bashkëpunime janë bërë publike dje në forumin “Sigurimi i aksesit ndaj barnave, politikat e barnave në Shqipëri”.

Top Channel