Këshilli i Rregullimit të Territorit në Qarkun e Kukësit, i ka dhënë dritën jeshile projektit për ndërtimin e një hidrocentrali të ri në zonën e Lumës.
“Hidrocentrali do të prodhojë 38 milione euro energji dhe për ndërtimin e tij do të investohen 12.8 milione euro, ndërsa pritet të mobilizohet një fuqi punëtore nga 520-580 vete “, thotë drejtori i kompanisë ndërtuese, Gentian Sulo.
Projekti është mirëpritur nga administrata vendore. Kryetari i qarkut të Kukësit, Shefqet Bruka, theksoi se projekti do të ketë impakte të rëndësishme pozitive në ekonominë e zones.
Ujërat e Kukësit ofrojnë mundësi për ndërtimin e mjaft hidrocentraleve Por të gjitha kompanitë që kanë plane investimi në këtë zonë dhe administrata lokale po përballen së fundmi me shqetësimet që ka krijuar një iniciative e qeverisë së Kosovës, për ndërtimin e HEC-it të Zhurit, që devijon rrjedhën natyrale të disa lumenjve të Kukësit
“Mendoj se Kosova duhet ta vendosë vetë nëse do të bëjë ose jo hidrocentralin, por këtë duhet ta bëjë më ujërat e saj”, tha Bruka.
Eksperte shqiptare prej kohesh kane kundershtuar ndertimin e hidrocentralit te zhurit ne Kosove pasi demton ekosistemin, ekonomine e zones. Por qeveria shqiptare ende nuk ka dhene nje vendim perfundimtar për këtë ceshtje.
Top Channel