Kreu i QKR: Sistemi elektronik nuk manipulohet

31/08/2010 10:50

Drejtori i Qendrës Kombëtare të Regjistrimit deklaron se institucioni që ai drejton është plotësisht transparent dhe sistemi elektronik nuk mund të manipulohet.

Kreu i QKR-së, Tomi Kola deklaroi se kompania e Namik Ajazit është në status pezull nga tetori i vitit 2009, ndërsa konfirmoi se ky shtetas, bashkëshorti i ministres së Integrimit Majlinda Bregu është aksioner e administrator i kompanisë “M.I.A International”.

Një ditë më parë, PS, përmes deputetes Olta Xhacka, deklaroi se ministrja e Integrimit Majlinda Bregu, ka manipuluar të dhënat e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, duke  i ndërruar pas akuzave të bëra nga PS-ja, statusin e kompanisë që zotërohet nga bashkëshorti i saj.

Sipas PS-së, statusi aktiv i kompanisë që zotërohet nga bashkëshorti i saj është ndërruar me statusin i pezulluar vetëm, në orët e fundit.

Top Channel