Fier, nis studimi i zonës turistike Seman-Divjakë

31/08/2010 08:30

Edhe pse janë ditët e fundit të sezonit veror, vëmendja për turizmin nuk mungon. Bëhet fjalë për studimin më të fundit që ka nisur për zonën turistike Seman-Divjakë.

Sipas kryetarit të Këshillit të Qarkut Fier, Luan Muçaj, një kompani spanjolle dhe portugeze ka shprehur interes për të ndërhyrë me investime të fuqishme në turizmin fierak, kryesisht atë bregdetar.

Kompanitë e huaja, pas njohjes së resurseve turistike, kanë ardhur për të dytën herë për të parë më nga afër kushtet mjedisore dhe klimën në tërësi.

Muçaj thotë se zonat ku do të kryhen investimet janë nga grykëderdhja e Semanit deri në grykëderdhjen e Shkumbinit.

Muçaj pranon gjendjen e rëndë që paraqet vija bregdetare fierake, për sa u përket investimeve, por thotë se gjashtë muajt e ardhshëm do të shënojnë një kthesë të madhe të infrastrukturës rrugore.

Top Channel