Dy aksidente në Berat, një i vdekur

31/08/2010 11:25

Dy aksidente kanë ndodhur brenda një harku të shkurtër kohor në qytetin e Beratit, ku një 56-vjeçar ka humbur jetën dhe 9 persona të tjerë jane plagosur.

Aksidenti i parë ndodhi në orët e mbremjes se te henes ne rrugen Berat- Lushnje. Dy makina jane perlasur dhe per pasoje ka gjetur vdekjen Bektash Sula 50 vjec, nenkryetar i komunes se Poshnjes ndersa i biri Rexhep Sula dhe nje i aferm i familjes kane mbetur te plagosur. Policia ka ndalur Rexhep Sulen per shkelje te rregullave ne qarkullim.

Aksidenti i dyte ka ndodhur heret ne mengjesin e te martes ne te njejtin aks rrugor ku shtatë gra jane lenduar  pasi automjeti tip furgon me te  cilin udhëtonin ka dalë nga rruga. Sipas eksperteve mesohet se shkak per kete aksident ishte lageshtia ne rruge.

Top Channel