Durrës, ekzekutohet në oborrin e shtëpisë 42 vjeçari

31/08/2010 23:30

Një breshëri automatike i ka marrë jetën shtetasit Adriatik Çela 42 vjeç, në rrethin e Durrësit.

Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur në fshatin Shënapremte, ku 42 vjeçari Çela është qëlluar me automatik në oborrin e shtëpisë së tij për të gjetur më pas vdekjen gjatë transportimit për në spital.

Motivet dhe autori i ekzekutimit janë ende të paqarta për policinë, e cila ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e saj.

Top Channel