Berisha: Inventarizoni të gjitha investimet

31/08/2010 15:35

Në buxhetin e vitit të ardhshëm qeveria ka vendosur t’i kushtojë vëmendje të vecantë zërave që cojnë në zhvillimin e sektorit turistik në vend.(UPDATE)

Për kete kryeministri Berisha ka ngarkuar prefektet, qe si koordinues mes pushtetit qendror dhe atij lokal, te listojne te gjitha investimet e bera deri tani, per te evidentuar mungesat dhe mangesite e vëna re.

“Unë kërkoj nga ju që brenda dy javëve, të keni sjellë inventarin e plotë të të gjitha investimet e bëra në prefekturën tuaj, në rrugë kombëtare dhe jo kombëtare, rurale dhe dytësore, ku do të jenë të përcaktuara kilometrat, fondi, koha e ndertimit, koha e fillimit  koha e mbarimit të gjitha detajet. Po kështu për kanalizimet, për ujesjellesat, për shkollat dhe qendrat shëndetësore. Në këtë inventar ne nxjerrim për të parë perspektivën çfarë ka mbetur, të mos harrojmë se në vitin 2005, një numër i madh i rretheve të këtij vendi në tërësi të zonës verilindore dhe juglindore nuk kanë patur qoftë dhe një kilometër rrugë të asfaltuar përveç aksit kombëtar. Tani kjo situatë nuk ekziston, kjo situatë është krejtësisht tjetër”, tha Berisha.

Ne fondet qe qeveria jep per pushtetin lokal, vitin e ardhshem, vend kryesor do të zënë rrugët që lidhin komunat me aksin kombëtar, rrugët malore turistike, si dhe qendrat historike dhe arkeologjike. Por kryeministri Berisha, pa permendur emra, nuk ngurroi te vere ne dukje edhe punen e dobet te prefekteve, vecanerisht ne aspektin e mbrojtjes se mjedisit dhe te pastrimit ne zonat turistike, pasi sipas kryeministrit keta prefekte nuk kane zbatuar ligjin, qe u jep te drejte te kontrollojne autoritetet vendore, per te cilet kryeministri vleresoi se pavaresisht ngjyrave politike ata nuk jane ne lartesine e duhur, persa i perket administrimit te ujit dhe pastrimit.

“Ne i kemi shumëfishuar grandet, zotërinjtë ka raste dhe e kanë konceptuar bashkinë apo komunën e vet si qendër punësimi; plehrat notojnë, ata punësojnë krushqira dhe farefisnia dhe kjo do të marrë fund, absolutisht nuk do të paguhet as edhe një rrogë e vetme nga kjo qeveri në asnjë komunë apo bashki pa zgjidhur çështjen e menaxhimit të ujit dhe cështjen e pastrimit të territorit. Të shndërrosh fondet që të jepen për pastrimin e territorit në rroga dhe qelepir kjo nuk mund të ndodhe dhe nuk do të ndodhë më. Buxheti do të ketë organizim tjetër, më paratë e tyre ne nuk kemi asgjë, përkundrazi qeveritë vendore të majta dhe të djathta të çfarëdo ngjyre kanë tagrin t’i administrojnë si pas të gjithë projekteve  që ata mendojnë. Me grantin e qeverisë jemi të detyruar të ndjekim problemet më jetike të qytetarve dhe në ketë do të bëjmë këtë vit. Ju kërkoj që të qëndroni në lartësinë e zbatimit të ligjit”, tha Berisha.

Kryeministri Berisha u beri te qarte prefekteve se pozicioni i tyre do te vleresohet ne raport me realizimin e ketyre objektivave prioritare per zhvillimin e turizmit ne vend.

Top Channel