Zjarr në Shakod, rrezikohen banesat

30/08/2010 20:50

Banesat e fshatit Shakod, në Shkodër, rrezikojnë të digjen për shkak të zjarrit që ka përfshirë këtë zonë.

Fillimisht flakët filluan në Beltojë dhe të ndihmuara nga era po i afrohen me shpejtësi Shakodit dhe Rrushkullajt.

Zjarrfikësit e kanë të vështirë të ndërhyjnë për shkak të terrenit të vështirë.

Top Channel