Tekstet, Ministria: Kompensim për fëmijët e varfër

30/08/2010 16:00

Kompensimi i librave këtë vit nuk do të bëhet për të gjithë nxënësit e shkollave.

Ministria e Arsimit do te kompensoje vetem ata qe gezojne statusin e jetimit dhe ata te cilet vijne nga familje e varfer.

Nderkohe neper shkollat e mesme dhe ato nenevjecare vazhdon shperndarja e librave ndonese me mungesa te theksuara te teksteve shkollore, per shkak se shtepite botuese nuk i kane botuar ne kohe te gjithe titujt. Prinder dhe nxenes duhet te shkojne disa here ne shkolla cka ka krijuar dhe kaos neper korridore.

Sipas këshilltarit të ministrit të Arsimit, Jovan Kristiqi kompensimi i librave do te behet pasi te kete filluar shkolla ndonese askush nuk eshte pajisur me fatura.Ata qe gezojne statusin e jetimit e perfitojne kompensimin 100 % deri ne fund te shkolles se mesme, ndersa ata qe vijne nga familje e varfer kompensohen me 50 % deri ne klasen e nente.Nje tjeter kategori qe perfiton kompensim 100 % jane dhe minoritetet.

Top Channel