Greqi, sulmohet autobusi i kompanisë shqiptare

30/08/2010 10:00

Një autobus me targa shqiptare është sulmuar mesnatën e së dielës në zonen e Mesologjit në Greqinë Qendrore.Sipas policisë greke,ngjarja ndodhi në vendin e quajtur Qefalovrisi në afërsi të qytetit të Mesologjit.  

Mësohet se persona ende të panjohur,goditën me gurë dhe me tre bomba Molotov,autobusin që kryente linjën Athinë –Sarandë me targe SR 5892 B,prone e kompanise ‘Saranda Ekspres’,qe drejtohej prej Leonard Berberit nga Saranda. 
                                                                                                         
Si pasojë e sulmit,autobusit iu thye xhami i përparmë dhe dy xhama anesore,si dhe u demtua prej zjarrit.    Policia po heton lidhur me ngjarjen. Burime te saj thane per Top Channel se ka mundesi qe autobusi te jete goditur nga tifoze te zemeruar,pasi ne qytetin e Patres mbasditen e se dieles  u zhvillua nje ndeshje futbolli midis ekipit te Pan Ahaikise dhe Korfuzit,  e cila disa here degjeneroi ne akte dhune midis tifozeve te dy  ekipeve.Paralelisht po hetohet edhe pista e nje sulmi racial.                                                       

Ky eshte rasti i dyte brenda pak muajsh qe autobuse te linjave shqiptare behen objekt sulmi ne te njejten zone.Ne muajin qershor,kater persona u plagosen prej nje sulmi te armatosur,vetem 20 kilometra larg vendit qe ndodhi ngjarja e se dieles.                     

Top Channel