Aksident në Lezhë, plagoset 60-vjecari

30/08/2010 14:35

Një tjetër aksident ndodhi në Lezhë, në vendin e quajtur Rotonda e fshatit Ishull Lezhë, nën urën e lumit Drin.

Nje automjet tip benz me targa te huaja ka perplasur nje motorr ne te cilen usdhetonte nje shtetas 60 vjecar. Drejtuesi i motorit eshte derguar me urgjencë ne spitalin rajonal te Lezhes ku edhe ndodhet ne gjendje te rende per jeten.

Policia tha se aksidenti ndodhi per shkak te shpejtesise se madhe nga dy drejtuesit.

Top Channel