Aksident në Kukës, një i vdekur

30/08/2010 12:00

Një aksident i rëndë automobilistik është shënuar të dielën në orët e vona në segmentin e autostradës Kukës-Morin.

Ne vendin e quajtur Bardhoc, nje automjet me targa Kosove qe drejtohej nga shtetasi kosovar Besim Hyseni ka perplasur nje kalimtar, i cili ishte ne afersi te rruges per te dale nga ana e tjeter. Nga perplasja shtetasi Xhevat Duraku, 63 vjec ka gjetur vdekjen e menjehershme. Menjehere ne vendngjarje kane mberritur forcat e policise rrugore, te cilat kane mbikeqyrur zonen e aksidentit dhe pas hetimeve paraprake kane dale ne perfundimin se shkak per aksidentin ka qene shpejtesia e madhe e automjetit, tej normave te lejuara.

Kjo vertetohet edhe nga frenimi i mjetit por dhe hedhja mbi 40 meter larg e trupit te kalimtarit gjate perplasjes. Policia e Kukesit ka bere shoqerimin e shtetasit Besim Hyseni ne komisariat. Segmenti Kukes Morin ka njohur ngarkese te madhe gjate muajve te veres, per shkak te fluksit te shqiptareve nga Kosova drejt bregdetit.

Nderkohe qe ne fillim te sezonit u fol per patrullime me polici kosovare te kesaj rruge. Policet kosovare u larguan javen e kaluar, nderkohe gjate veres nuk kane munguar aksidentet.
 

Top Channel