Vrasja e policit, 5 milionë lekë për informatorin

29/08/2010 12:55

Policia e Shkodrës ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e vrasjes së policit 41 vjecar të rrugores, Kolë Ndreshaj.

Forcat e rendit kanë premtuar 5 milionë lekë shpërblim për personin që jep informata rreth njerëzve që ekzekutuan policin gjatë mesnatës së sotme në anë të rrugës, në fshatin Rec të komunës Shkrel.

Për të dhënë cdo informacion, policia ka vënë në shërbim të publikut numrin e telefonit 0694105324. Policia e Shkodres pohon se efektivi eshte vrare ne krye te detyres dhe se vrasja llogaritet te kete ndodhur rreth ores 2:20 minuta te mesnates te se dieles. Viktima ishte punonjes i njesise rajonale te qarkullimit rrugor te ketij qarku.

Top Channel