Zjarr në Bulqizë

28/08/2010 19:50

Një tjetër zjarr është shfaqur sot në fshatin Dushaj të Komunës Fushë-Bulqizë.

Flakët kanë djegur rreth 10 dynymë pyll, kryesisht shkurre, pronë e komunës.

Edhe pse me vështirësi  për shkak të terrenit, zjarri është vënë në kontroll nga zjarrfikësit pa arritur të krijojë dëme të mëdha materiale.

Sipas zjarrfikësve zjarri është shkatuara nga një pakujdesi e banorëve, por nuk mendojnë se është shkaktuar qëllimisht.

Top Channel