Sinoptikanët: Pritet ulja e temperaturave

28/08/2010 14:05

Temperaturat e larta afrikane dhe moti i nxehtë, do t’i lënë vendin një moti më të freskët në fillim javës.

Meteorologët parashikojnë rënie deri në 5 gradë celcius, duke nisur që nga dita e neserme, duke mos perjashtuar vranesirat dhe reshjet lokale.

Gjate dites se sotme termometri ne Tirane ka shenuar 35 grade celcius ne  hije  ne mesdite ,por oret e pasdites parshikohen te jene edhe me te nxehta. Gjate ketyre diteve nje mase ajrore e nxehte nga Afrika kishte përshkuar te gjithe territorine vendit tone , cka beri qe ne zonat e uleta dhe ne bregdet te regjistroheshin temperatura deri ne 39 grade celcius, te cilat jane ndier edhe me te larta nga qytetaret.

Ndersa ne zonat malore temperaturat maksimale jane regjistruar deri ne 32 grade celcius. Per ditet  ne vijim temperaturat pritet te variojne ne 31 -32 grade celcius.

Top Channel