PS afat Bregut për koncensionet

28/08/2010 15:25

Ndersa Prokuroria ka nisur punë për zbardhjen e akuzave, politika sërish është përfshirë në të tjera polemika.

Pas deputetes Albana Vokshi, socialistet kanë vënë në shënjestër ministren e Integrimit, Majlinda Bregu, te ciles sot i dhane 24 ore kohe te pergjigjet nese bashkeshorti dhe kunati i saj kane perfituar leje koncensionare ne energjitike.

“Dje përjashtuat kategorikisht lidhjen e bashkëshortit tuaj, Namik Ajazi, me ndonjë kompani aktive në fushën e energjisë. Zonja Bregu, jeni e sigurt për këtë deklaratë tuajën? E keni pyetur mirë bashkëshortin? Zonja Ministre,  ju sugjerojmë të konsultoheni edhe njëherë me kunatin dhe bashkëshortin, që më pas të na ktheni ne dhe shqiptarëve një përgjigje më të sinqertë se ajo e djeshmja. Ndërkohë, ju bëni mirë të mos vazhdoni të villni baltë e vrer nga goja, por të nxirrni nga barku lepurin e korrupsionit që po shkatërron e përvetëson çdo pasuri të shqiptarëve”, tha deputetja socialiste Ermonela Felaj.

Ndersa mazhoranca, permes deputeve Flamur Noka dhe Luciano Boci kane akuzuar kreun socialist per ndertimet te Parku i Liqenit.

“Si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, i kërkoj z.Edvin Rama të zhdukur në drejtim të paditur, dil nga vrima e lepurit e përgjigju akuzave të ngritura nga firmat e ndërtimit. Zoti Rama, ndërtuesi Dodë Doçi të ka akuzuar publikisht se i ke kërkuar 20% për një leje ndërtimi nëpërmjet sekserit tënd. Përgjigju! Ndërtuesi Dine Fratëri të ka paditur publikisht për gjobën prej 1 milion dollarësh Përgjigju! Deputetja Vokshi të ka akuzuar se firma “Vizion Construction” është detyruar të fusë si aksioner me 20% mikun tënd, Dritan Avllaj, i njohur si Tan Lepri. Përgjigju! Kjo firmë ndërtimi të akuzon se ky 20% vetëm për këtë rast vlen jo më pak se 100 milion euro. Përgjigju!, u shpreh Noka.

Top Channel