Prokuroria: Duam dokumentet

28/08/2010 15:00

Task force në prokurorinë e Tiranës thellon hetimet për të zbuluar nëse ka apo jo afera korrupsioni dhe abuzim me detyrën për qëllime përfitimi, nisur nga akuzat e bëra publike gjatë javëve të fundit nga opozita për fshehje të pasurisë, përfitim të lejeve koncensionare dhe favorizim në procedurat tenderuese për deputeten Albana Vokshi dhe personin me të cilin ajo bashkëjeton.

E po keshtu akuzave te Albana Vokshit drejtuar kreut socialist Edi Rama per korrupsion me lejet e ndertimit ne bashkine e Tiranes. Ajo cfare nisi si nje akuze e deputeteve te PS ndaj zonjes Vokshi per fshehje pasurie pasi nuk kishte perfshire ne deklarim licensat koncensionare qe Arjan Tartari ka perfituar, vijoi gjate gushtit me akuza te tjera, kur deputeti Taulant Balla publikoi ne nje dalje per shtypin dokumente qe denonconin 6 koncensionet per ndertimin e HEC-eve mbi lumin Kardhiq e qe sipas tij ato u jane dhene kompanive me te njejtin pronar, Arjan Tartarit,  personit me te cilin bashkejeton deputetja Albana Vokshi. Ministri i Energjitikes Dritan Prifti kishte pranuar me pare se hidrocentralet jane gjashte, por ato nuk I jane dhene vetem zotit Arjan Tartari, por nje konsorciumi prej kater firmash, socialistet deklaruar se tre prej tyre kane pronar pikerisht personin qe ata akuzojne.

Nga ana e saj deputetja Albana Vokshi ju pergjigj akuzave duke sulmuar kreun e PS-së, Edi Rama per abuzime me lejet e ndertimeve dhe marrje rryshfeti. Por ndersa te dyja palet para shtypit kane folur per milione euro perfitime duke ju referuar dokumenteve, prokuroret shprehen se nuk kane marre asnje dokument nga deputetet Vokshi dhe Brace, kur ata u thirren per te deshmuar.

Burime nga prokuroria pohuan se edhe para prokuroreve te dy deputetet kane vijuar me akuza politike, nderkohe qe prokuroret shprehen se nevojiten prova ne dokumente per te vertetuar akuzat. Sidoqofte pjesetare te grupit hetimor thane se nisja e hetimeve eshte bere kryesisht duke marre shkas nga deklaratat ne media. Burimet shtuan se ne listen e deshmitareve do te pyeten edhe persona te tjere te cilet kane dijeni mbi kete ceshtje, deputetet socialiste qe jane shprehur per akuzat, ministrin Dritan Prifti, dhe deputetet e mazhorances qe kane kunderakuzuar kreun socialist Edi Rama per lejet e ndertimit.

Por ndersa nuk duken te kenaqur me politiken, prokuroret e task force kane bere te ditur se do te thellojne vete hetimet, ne te gjitha dikasteret e perfshira ne kete beteje akuzash per korrupsion, per te gjetur dokumentat e nevojshem per lejet koncensionare dhe lejet e tjera te vena ne qender te polemikave.

Top Channel