Bregu: Kunati, investim i rregullt

28/08/2010 19:30

Nëpërmjet një deklarate për mediat, ministrja Bregu, i vlerësoi sulmet ndaj saj si keqpërdorje të deputeteve nga kryesocialisti Rama dhe një përpjekje mjerane, siç tha ajo, për të mbuluar gjobat e seksereve të tij për çdo leje ndërtimi në Tiranë. (UPDATE)

Sipas ministres Bregu, sulmet ndaj saj, të urdhëruara nga zoti Rama, kanë për qëllim të lënë në harresë faktin se 80 përqind e lejeve të ndërtimit në Tiranë i marrin vetëm katër firma seksere të kryetarit të bashkisë.

Zonja Bregu e cilësoi si burracak zotin Rama, pasi, sipas saj, duke u marrë me kuotat modeste të kunatit të saj, që ka investuar në mënyrë të rregullt dhe ligjore paratë në energjitike, Edi Rama po i fshihet publikut pas daljes së skandalit të fundit të sekserëve të tij.

Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu e mbyll deklaratën e saj duke ftuar zotin Rama të mos përdorë me gratë për përbaltje dhe të mos jetojë më në mbretërinë e tij të frikës, me truproja të kthyer në ndërtues, por të gjejë guximin për t’u përballur në publik me akuzat për korrupsionin galopant 12 vjeçar në miliona euro.

Top Channel