PS: Famija e Bregut përfitoi nga koncesione për HEC-et

27/08/2010 15:25

Pas akuzave ndaj deputetes Albana Vokshi, Partia Socialiste nxjerr fakte të reja që implikojnë edhe një tjetër anëtare të mazhorances për përfitime klienteliste.

Sipas deputetes socialiste Ermonela Felaj,  vëllai i bashkeshortit të ministres së Integrimit, Majlinda Bregu ka perfituar koncesion per ndertimin e disa hidrocentraleve.

“Zonja Bregu, a jeni ju e martuar me shtetasin Namik Beqir Ajazi? Zonja Bregu, a ka bashkëshorti juaj një vëlla me emrin Hektor Beqir Ajazi?Zonja Ministre e Integrimit, a ka në pronësi bashkëshorti juaj Namik ndonjë kompani aktive që ka lidhje me fushën e energjisë?Zonja Ministre, a ka kunati juaj, Hektor Beqir Ajazi, ndonjë kompani aktive që edhe sot që flasim, operon në sektorin e energjitikës?Dhe pyetja më e rëndësishme  te ciles ju duhet t’i jepni përgjigje përpara publikut shqiptar: A ka përfituar kunati juaj,  Hektor Beqir Ajazi, ndonjë koncesion për ndërtimin e një numri të konsiderueshëm hidrocentralesh mbi kaskadën e ndonjë lumi në Shqipëri, koncesion i dhënë nga e njëjta qeveri, Ministre dhe zëdhënëse e së cilës ju jeni? Ne e kuptojmë se Zonjës Bregu i ka hyrë lepuri në bark nga të gjitha këto pyetje, megjithatë ministrja e kësaj qeverie i detyrohet shqiptarëve përgjigjet e këtyre pyetjeve”, tha Felaj.

Partia Socialiste prej disa ditesh po akuzon deputete te Partise Demokaratike per afera korruptive ne fushen energjitikes.

Top Channel