Turqia, në alarm për virusin e Nilit

26/08/2010 16:35

Alarm për virusin e Nilit Perëndimor në Turqi. Pesë persona kanë humbur jetën gjatë dy javëve të fundit.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se 16 persona të tjerë janë shtruar në spitalin shtetëror të Manisas prej 12 gushtit.

Simptomat më të dukshme të virusit që përhapet nga pickimi i mushkonjave janë temperatura e lartë, humbja e vetëdijes dhe mpiksja e dobët e gjakut.

Top Channel