PS: Roli i motrës së Vokshit

26/08/2010 15:45

Në vazhdën e denoncimeve dhe akuzave për korrupsion, Partia Socialiste ka kërkuar përgjigje nga mazhoranca për rolin e motrës së deputetes Albana Vokshi.

Ndërsa akuzon këtë të fundit për përfitime lejesh koncensionare, socialistet shprehen se motra e deputetes Vokshi, punonte Drejtoreshe e Privatizimeve ne Ministrine e Ekonomise dhe Energjetikes, atje ku jane dhene lejet per koncensione dhe privatizime te tjera, qe sipas opozites do te denoncohen ne ditet ne vijim.

“Pervec Albana Vokshit qe ne kohen kur Kryeministri firmoste koncesionet ishte funksionare ne kabinetin e Sali Berishes, cili eshte roli i motres tjeter Vokshi, Mimozes, e cila kur Arjan Tartari dhe Albana Vokshi merrnin 6 hidrocentrale, punonte si drejtoreshe e privatizimeve ne Ministrine e Ekonomise, qe ka ushqyer me kaq shume buke lepurushi Arjan Tartarin dhe Albana Vokshin. Se dyti, si e shpjegon Sali Berisha faktin se nga gjithcka qe i quan investime te medha, dalin ne fakt lepujt e medhenj te korrupsionit qeveritar ne dem te ekonomise shqiptare, dalin ne pah emra personazhesh te lidhur ngushtesisht me familjen ne pushtet dhe pushtetin e familjes. Sali Berisha ben c’ben dhe hesht. Ndoshta mendon se cdo cudi ne Shqiperi zgjat vetem tre dite, por cudia e korrupsionit te dirigjuar prej tij eshte se cdo tre dite na shfaqet nje cudi e re”, tha deputetja socialiste Olta Xhacka.

Top Channel