Përleshje në lindje të Jeruzalemit

26/08/2010 15:30

Rikthehen përleshjet në lindje të Jeruzalemit. Grupe palestinezësh dhe izraelitësh u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar disa të plagosur.

Dhuna nisi kur një grup izraelitësh, në tentativë për të shkuar në një vend të shenjtë thyen portën e një xhamia. Pikërisht ky gjest ka irrituar palestinezët të cilët kanë dalë në rrugë më sende të forta dhe bomba molotov.

Policia izraelite u përpoq të qetësojë situatën duke përdorur edhe gazin lotsjellës. Situata mbetet ende e rënduar.

Top Channel