Kim Jong-Il në Kinë për bisedimet 6 palëshe

26/08/2010 09:20

Lideri koreano-verior, Kim Jong-Il po kryen një vizitë në Kinë me djalin e tij Kim Jong-un që konsiderohet edhe si pasardhësi i regjimit të Phenianit.

Sipas agjencisë së lajmeve Yonhap, Kim mund të diskutojë me liderët politikë të Pekinit rinisjen e bisedimeve 6 palëshe rreth cështjes së armëve bërthamore.

Kina është një nga aleatët më të fuqishëm të Koresë së Veriut në kontinentin aziatik, duke u bërë shpesh herë edhe inisiatore e bisedimeve të Phenianit me perëndimin.  

Top Channel