Kili, minatorët e bllokuar nëntokë deri për Krishtlindje

26/08/2010 14:30

33 minatorët e bllokuar prej më shumë se dy javësh nën tokë në Kili, nuk do të mund të nxirren prej aty deri në Krishtlindje.

Fillimisht, minatoreve iu tha se do te mund te dilnin nga mesi i shtatorit, ndërsa tani iu komunikua se perpjekjet per nxjerrjen e tyre ne siperfaqe mund te kerkojne disa muaj kohe.

Shqetesimi mbi gjendjen e tyre psiqike, i shtyu zyrtaret te mos i njoftonin qe ne fillim per vonesen e zgjatur te operacioneve te shpetimit. Megjithate, ministri vendas i Shendetesise tha se minatoret e mbetur nentoke qe nga 5 gushti, reaguan me qetesi pas lajmit.

Autoritetet po krijojne nje program zbavites dhe me ushtrime per t’i mbajtuar 33 burrat ne forme deri sa mund te dalin mbi toke. Atyre do t’i duhet te jene ne gjendje te mire fizike, pasi ngritja ne siperfaqe, do te jete e lodhshme.

 

Top Channel