Itali, riaktivizohet Etna, katër shpërthime

26/08/2010 10:25

Riaktivizohet vullkani Etna në Itali, ndërsa orët e fundit janë parë shpërthime të reja dhe masa të mëdha tymi.

Mësohet se deri tani kanë ndodhur katër shpërthime dhe Etna po kalon disa orë qetësi. Shpërthimet kanë qenë shumë energjike dhe kanë zgjatur rreth 15 minuta.

Fenomenet janë shoqëruar edhe me një aktivitet të lehtë sizmik. Nuk ka probleme për banorët e zonës dhe për aeroportin e Katanjas.

Top Channel