Havana, Kastro takohet me Cavez

26/08/2010 09:30

Ish presidenti i Kubës, Fidel Katro është takuar dje me presidentin e Venezuelës, Hugo Cavez në Havana.

Ata kanë biseduar për rreth 5 orë dhe sipas televizionit kubanez, temë e diskutimeve ishin cështje të ndryshme të aktualitetit ndërkombëtar dhe në vecanti rrezik i një lufte globale bërthamore.

Mësohet se Cavez është shprehur i habitur nga gjendja e mirë shëndetësore e ish liderit kubanez, tashmë në moshën 84 vjecare.

Top Channel