Bullgaria, pasaporta për shqiptarët dhe maqedonasit

26/08/2010 08:30

Gazeta prestigjioze franceze “Le Figaro” shkruan se Bullgaria mund të ndajë 2.5 milionë pasaporta qytetarëve nga Ukraina, Shqipëria, Moldavia, Turqia, kurse 1.4 milionë do t’i ndajë për Maqedoninë.

“Rreth 1.4 milionë maqedonas (apo tre të katërtat e popullsisë), mund të përfitojnë nga një pasaportë europiane. Në pikëpamje të disa historianëve, Maqedonia është një nga hapat e kombit bullgar.

Gjuha maqedonase nuk është asgjë, vetëm se një dialekt bullgar”, shkruan gazeta “Le Figaro”. Në artikullin e së përditshmes franceze, theksohet se Sofja është e shqetësuar edhe nga pomakët, bullgarë të konvertuar në islamikë në kohën e pushtimit otoman.

“Kjo pakicë llogaritet në 900000 veta para rënies së komunizmit, kur ishte viktimë e një politike të asimilimit të detyrueshëm që arriti kulmin në fund të viteve 1980. 350000 pomakë kanë ikur për në Turqi si refugjatë dhe nuk duhet pritur për një hyrje të mundshme të Ankarasë për të marrë një pasaportë europiane”, theksohet më tej në këtë artikull.

Top Channel