Topi:Politika të mbështesë shërbimin diplomatik

25/08/2010 11:40

Presidenti i Republikës Bamir Topi deklaroi se Shqipëria sot ndodhet në një moment të rëndësishëm, ndërsa theksoi se anëtarësimi në Bashkimin Evropian kërkon shumë punë.

Kreu i shtetit falenderoi ambasadorët shqiptarë nëpër botë për promovimin e mirë që i kanë bërë kombit.

Topi theksoi se sot gjithnjë e më shumë shqiptarët meritojnë lëvizjen e lirë në vendet e Bashkimit Evropian.

Duke folur për Kosovën, Topi vuri në dukje se Prishtina dhe Beogradi duhet të zhvillojnë një dialog konstruktiv të domosdoshëm që do të shënojë një kapitull të ri.

Në fund të fjalës së tij, presidenti i vendit kërkoi nga politika që të ndihmojë dhe t’i japë mbështetje në mënyrë të sinkronizuar shërbimit diplomatik.

“Punonjësit e shërbimit diplomatik duhet të mbështeten pa asnjë lloj paragjykimi;demokracitë kanë në ritualin e tyre dhe rotacionin, ndërkohë që diplomatët duhet të marrin suport në mënyrë të sinkronizuar”, tha Topi

Top Channel