SHBA, bllokohet pasuria e dhëndrit të Bin Ladenit

25/08/2010 17:00

Autoritetet amerikane në një operacion anti-terror bllokuan të ardhurat financiare të dhëndrit të Osama Bin Ladenit.

Sipas mediave amerikane u bllokua pasuria e Muhamed Abdullah-Kahir i cili dyshohet se financon organizatën terroriste Al Kaeda.

Nuk publikohet sasia e parave të sekuestruara, por bëhet fjalë për shuma të mëdha pasi Abdullah-Kahir zotëron disa biznese të fuqishme në SHBA.

Top Channel