Regjistrimet, preferohen gjimnazet me emër

25/08/2010 16:05

Regjistrimet e nxënësve të klasave të dhjeta kanë krijuar kaos, nëpër shkollat e mesme të Tiranës.

Nxënës dhe prinder presin nëpër dyer te drejtorive te shkollave per t’u regjistruar ne gjimnazet me ne ze te Tiranes si ‘Sami Frasheri’, ‘Petro Nini Luarasi’, ‘Ismail Qemali’ apo ‘Qemal Stafa’.

Drejtoria Arsimore ka percaktuar me emra, transferimin e nxenesve nga shkollat 9-vjecare ne ato te mesme, per te evituar rremujen. Ne drejtorine e shkolles ‘Sami Frasheri’ shpjegojne se nuk do te pranojne askend jashte listes se sjelle nga Drejtoria Arsimore, pasi ka mbingarkese dhe se edhe ketë vit mesimi do te zhvillohet me turne.

Në shkollat e mesme publike regjistrohen edhe nxenesit qe sistemin 9-vjecar e kane kryer ne shkolla jo publike, por pasi rickliojne deftesen ne Drejtorine Arsimore nxenesit e klasave te dhjeta ne momentin e regjistrimit lidhin dhe nje akt marreveshje me drejtorine e shkolles dhe prindin per detyrimet qe ata kane. Njera prej tyre eshte mos mbajtja e celularit ne shkolle apo mos konsumimi i droges alkoolit dhe duhanit.

Top Channel