PS: Korrupsioni, lepuri fle në qeveri

25/08/2010 15:45

Partia Socialiste ka akuzuar sërish Ministrinë e Energjitikës dhe deputeten Albana Vokshi, për përfitime të paligjshme me lejet koncensionare.

Deputeti Taulant Balla përmes dokumentave ka hedhur poshtë deklaratat e ministrit te Ekonomise Dritan Priftit se hidrocentralet mbi lumin Kardhiq i jane dhene kater firmave te ndryshme dhe se shtetasi Arjan Tartari ka perfituar vetem nje prej tyre.

Gjate nje komunikimi me median deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla, deklaroi se, 3 nga firma qe kane marre me koncesion 6 hidrocentralet mbi lumin Kardhiq, kane si pronar dhe perfaqesues juridik Arjan Tartarin.

“Lepuri i pare i korrupsionit: kompania Albaenergiaplus ka si perfaqesues te saj juridik dhe pronar, partnerin e Albana Vokshit, Arjan Tartarin.Lepuri i dyte i  korrupsionit: kompania Pacifik Petroleum Albania edhe kjo pjese e konsorciumit, serish perfitues i gjashte hidrocentraleve, ka si perfaqesues te saj juridik dhe pronar, zotin Arjan Tartari. Dhe mund ta merrni me mend vete se kush eshte lepuri i trete i korrupsionit: kompania Art Construction qe serish ka si perfaqesues juridik dhe pronar zotin Arjan Tartari. Meqe Sali Berisha kishte merak te dinte se ku fle lepuri i korrupsionit, pergjigja qe vjen nga keto dokumenta eshte e qarte: Lepuri i korrupsionit fle ne familjen e Sali Berishes, me Albana Vokshi e kompani”, u shpreh Balla.

Partia Socialiste prej disa javesh publikon dokumenta duke akuzuar per perfitime te paligjshme dhe korrupsion njeriun me te cilin bashkejton deputetja Albana Vokshi.

Top Channel