Meksikë, 72 trupat e pajetë, emigrantë ilegalë

25/08/2010 20:30

Hetimet e para të autoriteteve meksikane arritën në përfundimin se 72 trupat e pajetë të zbuluar në një varr masiv në një fermë i përkasin emigrantëve klandestinë.

Kjo është dëshmia e dhënë nga një i mbijetuar i cili ka deklaruar se 72 trupat e pajetë i përkasin emigrantëve klandestinë nga Brazili dhe Ekuadori të cilët në tentativën e tyre për të kaluar ilegalisht kufirin me SHBA-në janë ndaluar nga njerëzit e kartelit “Los Zetas”.

Sipas dëshmitarit narkotrafikantët e kartelit meksikan u kanë kërkuar emigrantëve të kryenin “korrierin” në kalimin e drogës në tokën amerikane. Pas refuzimit të grupit të emigrantëve për të transportuar drogën njerëzit e armatosur të “Los Zetas” i kanë ekzekutuar ata.

Top Channel