Kongo, aksident ajror, 19 viktima

25/08/2010 16:50

Një aksident ajror në Republikën Demokratike të Kongos i ka marrë jetën 19 personave në provincën perëndimore të Bandundu.

Të dhënat e para të publikuara prej autoriteteve lokale flasin gjithashtu për 2 të mbijetuar të cilët ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërkohë që shkaqet e aksidentit mbeten ende të panjohura.

Aeroplani ishte ngritur nga një aeroport në Kongon qendrore për në kryeqytetin Kinshasa.

Top Channel