Irani teston me sukses raketat e reja

25/08/2010 21:50

Irani ka testuar me sukses prodhimin e ri të raketave “Fateh” të cilat kanë një rreze veprimi më të gjërë se versioni i mëparshëm i tyre.

“Fateh-110” është projektuar nga shkencëtarë vendas, megjithatë në lajmin e publikuar nga media shtetërore vendase nuk jepen detaje nëse raketa është me rreze veprimi të gjatë apo të mesme.

Testimi i raketës vjen vetëm pak ditë nga ai i avionit pa pilot “Kabarr” i cili është i aftë të udhëtojë në distanca të largëta.

Top Channel