Irak, seri shpërthimesh në të gjithë vendin

25/08/2010 16:15

Pak ditë nga tërheqja përfundimtare e skuadrave sulmuese amerikane, në Irak përgjaken rrugët, ku si pasjë e të paktën 20 shpërthimeve në të gjithë vendin kanë gjetur vdekjen mbi 50 persona.

Shpërthimet kanë ndodhur në Bagdat dhe në 13 qytetet më të mëdha të vendit në veri, perëndim dhe jug. E vetmja krahinë e cila i ka shpëtuar shpërthime është krahinë autonome kurde në skajet veriore të vendit.

Mediat vendase flasin për 52 të vdekur dhe mbi 270 të plagosur, disa prej të cilëve në gjendje të rëndë, ndërkohë që autoritetet pohojnë se numri i viktimave është 41 dhe të plagosurve 241.

Hetuesit ende nuk mund të përcaktojnë nëse shpërthimet në vend kanë qënë të koordinuara. Kjo ishte seria e dytë e shpërthimeve masive në vend, pas asaj të ndodhur në muajin maj e ndërmarrë prej Al Kaedas dhe ku gjetën vdekjen të paktën 85 persona.

Top Channel