Gazi, atentat ndaj gazësjellësit Turqi-Iran

25/08/2010 11:20

Një bombë ka goditur gazsjellësin që lidh Iranin me Turqinë duke i detyruar autoritetet të mbyllin rrjedhjen e gazit.

Separatistët kurdë të PKK-së janë të dyshuarit e parë, pasi kishin hedhur në erë një tjetër gazsjellës muajin e shkuar.

Një funksionar i kompanisë shtetërore turke Botas ka bërë të ditur se flakët janë shuar dhe kanë filluar punimet për riparimin e tubacioneve.

Top Channel