Centralet bërthamore, pas Iranit edhe Egjipti
25/08/2010 15:20
Pas Iranit edhe Egjipti synon ndërtimin e një centrali bërthamor i cili do të shfrytëzohet për prodhimin e energjisë nukleare.
Sipas agjencisë së lajmeve MENA, vendimi për ndërtimin e centralit bërthamor u mor prej presidentit Hosni Mubarak i cili ka përcaktuar edhe vendndodhjen e tij, El Dabaa, në brigjet e Detit Mesdhe rreth 300 kilometra larg kryeqytetit Kajro.
Pritet që punimet të nisin mjaft shpejt, ndërkohë që nuk dihet ende nëse projekti do të zbatohet me ndihmën e ndërkombëtarëve apo jo.
Top Channel