Brazil, tornado zjarri në Arakatubes

25/08/2010 13:35

Një tornado zjarri, e shkaktuar nga erërat e forta dhe zjarret në zonë, është bërë shkak për bllokimin e trafikut në një autostradë të Brazilit, ndërsa drejtuesit e automjeteve mbeten të shtangur përballe fenomenit të cuditshem.

Vorbulla e flakëve kaloi nëpër fushat në anë të autostradës në qytetin verior të Arakatubes. Zjarret pyjore që kanë shpërthyer anembanë Brazilit pasojnë një periudhë thatësire të zgjatur në vend. Ne rajonin ku u pa tornadoja e flakeve ka te pakten tre muaj qe nuk bie shi, ndersa ndotja e ajrit ka mberritur nga ana tjeter nivele rekord.

Tornadot e zjarrit, apo vorbullat e flakeve sic njihen ndryshe, jane nje fenomen teper i rralle, por teper i rrezikshem kur eshte ne permasa te medha. Nje e tille e shkaktuar ne vitin 1923 nga termeti qe gati shkaterroi tokion dhe zjarret qe e pasuan, mori me mijera jete njerezish.   

 

Top Channel