Arabia Saudite thyhet një tjetër tabu

25/08/2010 18:15

Thyhet një ndër tabutë më të vjetra në Arabinë Saudite. Në vendin strikt ndaj traditave nisin punën si arkëtare femrat e para.

16 femra është numri fillestar i punonjësve femra në institucionet financiare në vend. Ky numër pritet të shtohet më tej në muajt në vijim në kuadër të një projekti që ka nisur zbatimin nga qeveria vendase.

Femrave nuk u lejohej të punonin si arkëtare në institucionet financiare vendase prej shekujsh. Ky liberalizim sipas mediave ndërkombëtare është pritur mirë edhe prej opinionit vendas.

Top Channel