“Sulmohet” Pentagoni

25/08/2010 18:20

Pentagoni pranon se në vitin 2008 arkivat kompjuterike të tij ishin objekt i një sulmi kibernetik i cili synonte nxjerrjen e dokumenteve sekrete për interesa të një vendi të huaj.

 

Sipas një artikulli të shkruar prej ish-zv/sekretarit të Mbrojtjes, Uilliam Lin III, sulmi ishte kryer nëpërmjet një flash drive të instaluar prej agjentëve sekretë të huaj në kompjuterin portativ të një ushtaraku të lartë amerikan në Lindjen e Mesme.

Artikulli i Lin nuk përcakton identitetin e “armikut misterioz”, por mediat amerikane shkruajnë se pas sulmit të dy viteve më parë fshihej Rusia.

Top Channel