Somali, sulmohet hoteli me parlamentarë, 60 të vdekur

24/08/2010 11:25

Shpërthen dhuna në Somali. Janë rreth 60 persona, të cilët kanë mbetur viktimë e sulmit të të ‘Rinjve Muxhahedinë’, në një hotel në qendër të Mogadishut, që zakonisht ka si klientë eksponentë të qeverisë së tranzicionit somalez dhe anëtarë të parlamentit lokal.

Mes viktimave janë edhe 15 deputetë. Sipas të dërguarit të televizionit arab «Al-Jazeera», milicët islamikë kanë sulmuar hotel Muna-n, që ndodhet gjashë kilometra nga Villa Somalia, pallati ku jeton presidenti Ahmad Sharif.

Një zëdhënës i formacionit të armatosur, pranë Al Kaedës, ka konfirmuar lajmin e sulmit nga ana e ushtarëve duke theksuar se ‘hoteli tashmë është bërë një varrezë për anëtarët e qeverisë”.

Top Channel