Pakistan, tetë të vdekur nga kolera
24/08/2010 15:00
Të paktën tetë persona, mes së cilëve dy fëmijë, kanë humbur jetën për shkak të një epidemie kolere që ka shpërthyer gjatë përmbytjeve në provincën e Baluchistan, në Pakistan.
Viktimat i përkasin distriktit të Jaffarabad që për më shumë se 10 ditë është e mbuluar tërësisht dhe izoluar nga pjesa tjetër e vendit.
Përveçse kolerës, në dy ditët e fundit janë regjistruar raste të ndryshme infeksionesh gastrointestinalë që kanë vrarë më shumë se 40 persona, sipas raportimit të autoriteteve lokale.
Top Channel